Tiranë, më 7 Dhjetor 2009

   

 

Ministri Tafaj: Studentët italianë në universitetet shqiptare.
Pizza: Italia mbështet Shqipërinë në BE.

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj takoi Nënsekretarin Italian të shtetit për arsimin  Z.Giuseppe Pizza.
Gjatë takimit Ministri Tafaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Duke folur për reformat e Ministrisë që drejton, Ministri Tafaj theksoi se nevoja për arsimim të lartë është e madhe në Shqipëri dhe se numri e përqindja e studentëve që studiojnë në Itali është relativisht e lartë.
Ministri Tafaj tha gjithashtu se MASH dhe të gjithë universitetet shqiptare janë shumë të interesuar për bashkëpunime me qeverinë Italiane në fushën e arsimit, duke i cilësuar si mjaft të favorshme kushtet e universiteteve shqiptare për të mirëpritur studentët italianë.
“Ne si MASH inkurajojmë studentët italianë të bashkëpunojnë me universitetet e tona,  sidomos në nivelet Master dhe Doktoraturë për të zhvilluar kërkimin shkencor.
Nga ana e tij Nënsekretarin Italian i shtetit për arsimin  Z.Giuseppe Pizza falenderoi Ministrin Tafaj për mikpritjen, duke cilësuar se me reformat e deritanishme, Italia e sheh Shqipërinë si një vend të Bashkimit Europian dhe Qeveria Italiane mbështet plotësisht hyrjen e vendit tone në strukturat e BE-së.

Z. Pizza siguroi Ministrin Tafaj për bashkëpunimin e qeverisë Italiane me qeverinë Shqiptare, në veçanti në fushën e arsimit, duke bërë të njohur me këtë rast edhe mundësitë e krijimit të një komision të përbashkët për fushat e kompetencës si shkollat, universitetet dhe kërkimin shkencor në mënyrë që ky bashkëpunim të mund të çohet më përparë në mënyrë më eficente.

Në fund të takimit Ministri Tafaj siguroi z. Pizza se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërmarrë të gjitha hapat për të intensifikuar bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në fushën e arsimit, sidomos për zhvillimin e kërkimit shkencor.