Ministri Tafaj: Bashkëpunim i ngushtë në zhvillimin e arsimit profesional.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj zhvilloi një takim me Kryetarin e Shoqatës Parlamentare Kuvajt – Shqipëri, Dr. Waleed M. Al-Tabtabae dhe përfaqesues të tjerë të Ambasadës kuvajtiave në vendin tonë.
Kreu i Arsimit pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, shprehu gadishmërinë e institucionit që ai drejton për të nisur një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë kuvajtiane në fushën e arsimit.
Në takim u diskutua kryesisht për mundësinë e ndërthurjes së kulturave të të dy vendeve nëpërmjet arsimit.
Ministri Tafaj ofroi mbështetjen dhe krijimin e lehtësirave nga ana e MASH-it, për një bashkëpunim të ngushtë, me qëllim realizimin e objektivave në fushat prioritare për arsimin në Shqipëri, sidomos në atë të arsimit profesional.
|