Këshilli i Ministrave Miratohen programe të reja studimi te ciklit te dyte Miratohen bursat e nxenesve dhe studënteve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët e interesuar për të ndjekur studimet në Ciklin e dytë të studimeve, Diplomë e Nivelit të Dytë ose Master i Nivelit të Parë, se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos:
Hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë si më poshtë:
- Programe studimi Master i Nivelit të Parë, MNP,
1) Në Universitetin “ Ismail Qemali”, Vlorë
- “Sipërmarrje dhe Turizëm”,
- “Administrim Publik”
2) Në universitetin e Tiranës
a) “Redaktori
b) “Gjeomorfologji”,
- “Arkivistikë”,
- Në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”, Shkodër
- “Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Gjermane”,.
- Programe studimi të ciklit të dytë, DND,
1) Në universitetin “Eqerem Cabej”, Gjirokastër, “Arkeologji dhe Administrim i
Pasurive Arkeologjike”
2) Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
a) “Menaxhim” me profilet: Menaxhim biznesi dhe Marketing
b) “Politika dhe Administrim” me profilet: Administrim Publik dhe Administrim
Financiar
c) “Ekonomi - Biznes” me profilet: Ekonomi Biznesi dhe Financë – Bankë.
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratuan kuotat dhe tarifat për programet e studimit të ciklit të dytë, Diplomë e Nivelit të Dytë dhe Master i Nivelit të Parë si më poshtë:
a. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND). |
2640 |
b. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit Master i Nivelit të parë (MNP) |
4145 |
c. Kuota për programe të dyta studimi |
100 |
d. Kuota për transferimin e studimeve |
100 |
e. Kuota për të huajt |
50 |
f. Kuota për të verbrit (të veçanta) |
20 |
Gjithsej |
7055 |
Pra, krahasuar me një vit më parë ka një rritje me afro 2500 kuota për këto programe studimi.
MASH saktëson se 10% e kuotës së çdo programi studimi të ciklit të dytë është parashikuar për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë vendit .
Këshilli i Ministrave gjithashtu po sot ka miratuar vendimin për bursat dhe pagesat e nxënësve e studentëve në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2009-2010.
Sipas këtij Vendimi, për herë të parë Këshilli i Ministrave do tu akordojë bursë të plotë të gjithë nxënësve të zonave të largëta (verilindore dhe juglindore) të vendit, të cilët janë regjistruar dhe do të ndjekin studimet këtë vit shkollor në shkollat profesionale.
Gjithashtu do tu jepen bursa të gjithë nxënësve që janë regjistruar këtë vit në shkollat profesionale në degët prioritare të ekonomisë, konkretisht ndërtim, bujqësi dhe pyje.
”
|