Tiranë, më 3 Maj 2010

       

 

Fondacioni shtetëror grek i bursave (I.K.Y) ofron bursa për studime pasuniversitare në Greqi

 

Ambasada Greke në Tiranë njofton se Fondacioni Shtetëror Grek i Bursave (I.K.Y) ofron 90 bursa për studime pasuniversitare për shtetas të huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Qëndrore dhe Lindore, Azisë, Afrikës, si dhe të Amerikës Latine (me kombësi greke ose jo), për vitin akademik 2010-2011, sipas programeve të studimit  të ndara si më poshtë:

Master të nivelit të dytë, për një periudhë nga 1 deri në 3 (tre) vjet;
Doktoratë (PhD), për një periudhë nga 1 (një) deri në 4 (katër) vjet:
Kërkime në postdokoratë për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 (një) vit;
Specializime në artet e bukura, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet.

Formularët dhe dokumentet e tjera, mbasi të jenë plotësuar nga aplikantët, të dërgohen direkt në   Ambasadën Greke në Tiranë, ose pranë Konsullatës së Përgjithshme në Gjirokastër apo  Korçë, brenda datës 17 Maj 2010.

Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, dokumentacionin që duhet plotësuar dhe mënyrën e aplikimit, referojuni adresës së poshtëshënuar në web-site:

www.iky.gr