Tiranë, më 29 Tetor 2009

Ministri Tafaj në Konferencën e 5 të arsimit të vendeve të Europës Juglindore: Do të krijojmë një rrjet rajonal të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit të universiteteve

Me ftesë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Malit të Zi, z. Sreten Šhkuletić, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj, mori pjesë në krye të një  delegacioni shqiptar, në Konferencën e 5-të të arsimit për vendet e Evropës dhe Azisë Qëndrore, që u zhvillua në Budva të Malit të  Zi, më 27-29 tetor 2009 me temë: "Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë në vendet e Evropës Juglindore".
Diskutimet u përqëndruan në çështjet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ministri Shqiptar i Arsimit njohu homologët e tij mbi reformat e ndërrmara në arsimin e lartë në këto 4 vitet e fundit dhe me prioritetetet e Qeverisë Berisha 2 në këtë fushë.
Ministri Tafaj, theksoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar rritjes së buxhetit në arsimin e lartë. “Buxheti i vitit 2009 për arsimn e lartë është rritur në masën 40 % krahasur me atë të një viti më parë dhe gjatë vitit 2010 do të ketë një rritje të ndjeshme’’ - tha Tafaj, ç’ka tregon shkallën e lartë prioritare që i ka dhënë Qeveria Berisha sektorit të arsimit të lartë
Ministrat e pranishëm në këtë konferencë ranë dakord për  rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Në këtë kontekst vendet pjesëmarrëse do të mbështesin një iniciativë për krijimin e një rrjeti të “Agjensive të Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit” për vlerësimin e jashtëm të shkollave të larta të rajonit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një klasifikimi rajonal të universiteteve dhe diplomave (Ranking rajonal)
Takimi ministror i parapriu një Konference të Europës Juglindore, e organizuar nga Qeveria e Malit të Zi dhe Banka Botërore me temë “Sistemi i financimit të arsimit të lartë në periudhën e krizës financiare”, në të cilën u diskutua  për zhvillimet aktuale në fushën e sistemeve dhe modeleve të financimit të arsimit të lartë publik dhe jopublik.

Në këtë konferencë Ministri Shqiptar i Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj shoqërohej nga rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, Z. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës, Z. Jorgo Kaçani rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Z. Fatos Harizaj, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Z. Agim Kukeli, rektor i Universitetit