Ministri Tafaj: Programet Erasmus Mundus dhe Tempus nëpër universitete edhe për studentët.
Ministri Tafaj zhvilloi një takimin me përfaqësues të Bashkimit Evropian, pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Takimi i përfaqësuesve të BE-së me zotin Tafaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës konfirmoi dukshëm angazhimin e Ministrit Tafaj, për promovimin dhe shtrirjen mw të gjerë të programit Erasmus Mundus në Shqipëri edhe në të ardhmen.
Ministri Tafaj shprehu kënaqësinë për progresin e deri tanishëm që ka arritur programi Erasmus Mundus, dhe theksoi rëndësinë dhe nevojën e promovimit të mëtejshëm të këtij programi, duke ju referuar përhapjes së informacionit, sensibilizimit të akademikeve të interesuar në mënyrë që të rritet numri i aplikantëve që përfshihen në këeteë program.
Infrastruktura në universitetet shqiptare në shërbim të promovimit të programeve të tilla si Tempus dhe Erasmus Mundus aktualisht ekziston, por këto struktura dhe vete universitetet duhet të jenë më aktive në absorbimin e fondeve që vihen në dispozicion nga BE për të lehtësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis partnerëve të rajonit .
MASH do të kontribuojë duke organizuar së shpejti një panair të veçantë në Shqipëri për të sensibilizuar studentet dhe akademiket që të nxiten për të aplikuar në programet e mobiliteti.
Ministri Tafaj përmendi si prioritet përfshirjen në programin Erasmus të studentëve që vazhdojnë studimet në nivelin Master, veçanërisht, të fokusuar në degët Pedagogji (Mësuesi), Matematikë dhe Shkenca. Gjithashtu, më rëndësi është dhe promovimi dhe përfshirja e nëpunësve të administratës publike, të cilët mund të përfitojnë shumë nga programe të tilla, si Erasmus Mundus.
|