Nėshkruhet nė MASH Marrėveshja pėr Kontratėn Kolektive tė Punės
Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Myqerem Tafaj, Kryetari i Federatės sė Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė (FSASH), pėrfaqėsuar nga Kryetari, z. Xhafer Dobrushi, dhe Kryetari i Sindikatės sė Pavarur tė Arsimit tė Shqipėrisė (SPASH), pėrfaqėsuar nga Kryetari z. Bajram Kruja, nėnshkruan midis tyre nė MASH, Marrėveshjen pėr Kontratėn Kolektive tė Punės.
Palėt, mbas negocimeve tė zhvilluara, arritėn nė pėrfundimin qė tė pėrsėritin Kontratėn e deritanishme Kolektive tė Punės tė datės 4 Korrik 2006, duke i bėrė asaj ndryshimet, plotėsimet dhe pėrmirėsimet e nevojshme dhe duke e shtrirė pėr periudhėn kohore deri mė 31 Dhjetor 2014.
Gjatė fjalės sė tij Ministri Tafaj, duke theksuar se kontrata pėrbėn njė hap mė pėrpara nė krahasim me atė tė deritanishme, pėrmendi disa nga elementėt e rinj tė pėrfshirė nė kontratė.
-Sė pari, theksoi Ministri Tafaj, - kontrata pėrcakton njė draft-rregullore pėr statusin e mėsuesit si dhe pėrpunimin, pėrgatitjen dhe miratimin e kodit tė etikės sė mėsuesit. Kontrata kolektive e punės pėrfshin edhe pedagogėt e arsimit tė lartė dhe bėn njė hap pėrpara edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės nė kuptimin e punėsimit, rekrutimit, por edhe tė ndėrprerjes sė marrėdhėnieve tė punės.
Njė element tjetėr i kontratės ėshtė saktėsimi pėr punonjėsit e arsimit qė plotėsojnė moshėn e pensionit pa mbaruar vitin shkollor. Kontrata parashikon se mėsuesit nuk pensionohen nė rast se janė vetėm dy muaj, para pėrfundimit tė viti shkollor.
Ministri Tafaj, falenderoi sindikatat e arsimit pėr bashkėpunimin konstruktiv, qė bėri tė mundur arritjen e kėsaj kontrate qė respekton dhe rregullon mjaft mirė punėsimin dhe raportet e punėsimit tė punonjėsve tė sistemit tė arsimit nė Shqipėri.
Duke siguruar sindikatat se do tė kenė mbėshtetjen e vazhdueshme pėr ēdo problem qė lind nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės tė punonjėsve tė arsimit, Ministri Tafaj cilėsoi se interesi ynė madhor ėshtė dhe do tė mbetet: mėsuesi nė qendėr tė ēdo reforme nė arsim.
- Ne e kemi objektiv tė qartė tė programit tonė politik. Ēdo reformė nė arsim ka vetėm njė kyē suksesi dhe ky ėshtė mėsuesi. Ne jemi tė interesuar qė statusi i mėsuesit tė vijė duke u pėrmirėsuar dhe raportet e marrėdhėnieve tė punės tė jenė gjithmonė nė pėrputhje me standardet evropiane, - pėrfundoi Tafaj.
Dy kryetarėt e sindikatave e vlerėsuan Marrėveshjen pėr Kontratėn Kolektive tė Punės dhe falenderuan Ministri Tafaj pėr seriozitetin dhe bashkėpunimin e vazhdueshėm.
|
|