Zhvillohet Konferenca Rajonale e Europės Juglindore pėr Arsimin: Fuqizimi i kėrkimit shkencor dhe arsimit tė lartė nga bashkėpunimi bilateral nė atė pan-Evropian
Nė kuadėr tė Konferencės Rajonale tė Europės Juglindore, Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe UNESCO, organizuan nė datat 21-22 Maj 2010 nė Tiranė, Konferencės Rajonale tė Europės Juglindore nė nivel teknik nė sesion e parė dhe nė nivel ministerial nė sesion e dytė tė, me fokus forcimin e bashkėpunimit rajonal nė fushėn e kėrkimit shkencor dhe Arsimit tė Lartė: Fuqizimi i kėrkimit shkencor dhe arsimit tė lartė nga bashkėpunimi bilateral nė atė pan-Evropian.
Nė kėtė aktivitet pėrshėndeti Kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Berisha, Ministri i Arsimit dhe Shkencės z. Myqerem Tafaj, ministrat e arsimit tė vendeve tė rajonit, drejtues tė Institucioneve kėrkimore shkencore tė vendit dhe tė vendeve mike tė pranishme nė konferencė, drejtues tė universiteteve, studiues, pedagogė, etj.
Nė fjalėn e tij Ministri i Arsimit dhe Shkencės z. Myqerem Tafaj falėnderoi organizatorėt , tė cilėt pėrzgjodhėn Tiranėn pėr organizmin e njė konference, e cila trajton njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme siē ėshtė kėrkimi shkencor dhe inovacioni.
Ministri Tafaj, theksoi se kjo konferencė ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr kėrkimin shkencor dhe zhvillimin si dhe pėr komunitetin e shkencėtarėve dhe kėrkuesve tė vendit tonė. Nė kėtė kontekst, Ministri i Arsimit dhe Shkencės shtoi se arsimi i lartė dhe kėrkimi shkencor janė prioritet i qeverisė shqiptare, e cila e konsideron investimin pėr arsimin dhe shkencėn si garanci pėr zhvillimin e gjithanshėm tė ekonomisė dhe shoqėrisė shqiptare drejt ekonomisė dhe shoqėrisė sė mbėshtetur nė dije.
Nė fjalėn e tij, Ministri Tafaj u shpreh:
I nderuar zoti Kryeministėr,
Tė nderuar ministra,
Tė nderuar ambasadorė,
Tė nderuar kryetarė dhe antarė tė delegacioneve,
Tė nderuar kryetarė tė akademive, rektorė, profesorė, kėrkues,
Tė nderuar tė ftuar,
Zonja dhe zotėrinj,
Sė pari dėshiroj tu shpreh edhe njėherė mirėseardhjen nė Tiranė dhe tė falenderoj ministrat dhe kryetarėt e delegacioneve qė arritėn tė gjejnė hapėsirė nė axhendat e tyre shumė tė ngjeshura, madje edhe me aktivitete internacionale, qė tė marrin pjesė nė kėtė konferencė, pėr tė cilėn Shqipėria ka nderin tė jetė vendi pritės. Dėshiroj tė falenderoj bashkėorganizatorin e kėsaj konference, UNESCO-n, pėrkatėsisht Zyrėn e saj nė Venecia.
Konferenca e sotme ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr kėrkimin shkencor dhe zhvillimin si dhe pėr komunitetin e shkencėtarėve dhe kėrkuesve tė vendit tonė. Mendoj se takime/konferenca tė tilla rajonale janė shumė tė nevojshme pėr ne tė gjithė, pasi sot, nė kėtė bota kaq globale, vendet tona pėrballen me sfida tė shumta dhe tė ngjashme edhe nė fushėn e kėrkimit dhe arsimit tė lartė.
Zonja dhe zotėrinj,
Arsimi i lartė dhe kėrkimi shkencor janė prioritet i qeverisė shqiptare, e cila e konsideron investimin pėr arsimin dhe shkencėn si garanci pėr zhvillimin e gjithanshėm tė ekonomisė dhe shoqėrisė shqiptare drejt ekonomisė dhe shoqėrisė sė mbėshtetur nė dije.
Nė 5 vitet e fundit Shqipėria e dyfishoi buxhetin pėr arsimin dhe shkencėn dhe ai u pėrdor pėr tė rritur numrin e studentėve gati 2,5 herė. Ne po pėrpiqemi tė kapėrcejmė atė prapambetje qė ka trashėguar vendi nė numrin e studentėve dhe tė diplomuarve nė raport me popullsinė. Vetėm kėtė vit akademik qė po mbyllet universitetet publike tė vendit kanė pranuar gati 10000 studentė nė nivelin mastet dhe rreth 1000 studentė nė doktoratė, ndėrkohė qė pėrpara 5 vjetėsh ky numėr ishte gati 8 10 herė mė i ulėt.
Arsimi i lartė dhe kėrkimi shkencor gjenden sot nė fazėn e implementimit tė reformave tė thella tė cilat kanė rėndėsi madhore pėr tė ardhmen e zhvillimit tė vendit tonė, si njė vend antar i NATO-s dhe qė synon tė integrohet me shpejtėsi nė BE.
Rezultati kryesor i reformės sė kėrkimit shkencor ėshtė fillimi i ndėrtimit tė njė sistemi tė ri tė shkencės, ku arsimi i lartė dhe kėrkimit shkencor janė mė tė integruar. Kolona kryesore mbajtėse e kėtij sistemi janė tani shkollat e larta. Sipas sistemit tė vjetėr qė kishim trashėguar, shkollat e larta ishin institucione tė dorės sė dytė, ndėrsa akademitė dhe institutet e tyre ishin parėsore. Ky model dėshtoi nė tė gjitha vendet e lindjes, pėrfshi edhe vendin tonė, por la njė pasojė shumė tė rėndė: prapambetjen e institucioneve tė arsimit tė lartė.
Nga kjo reformė janė krijuar qendra kėrkimore tė reja nė fusha prioritare tė shkencės, si albanologjia, energjia, uji, teknologjia e informacionit, bioteknologjia, ushqimi, gjeoshkencat dhe mjedisi, tė cilat do tė mbėshteten me pėrparėsi.
Gjithashtu, u krijuan edhe 12 Qendra dhe agjenci tė Transferimit tė Teknologjive nė fushat e ndryshme tė ekonomisė sė vendit. Jemi tė vetdijshėm qė sistemit tė shkencės nė vendin tonė i mungon kolona tjetėr shumė e rėndėsishme, ajo e sipėrmarrjes private nė kėrkim dhe zhvillim. Kjo kolonė ėshtė nė hapat e para tė zhvillimit tė saj dhe meriton njė vėmėndje tė veēantė.
Gjithashtu, produkt i kėsaj reforme ėshtė edhe ngritja e Agjencisė sė Kėrkimit, Teknologjisė dhe Inovacionit (AKTI), misioni i sė cilės ėshtė koordinimi, mbėshtetja dhe nxitja e rritjes sė nivelit tė kėrkimit shkencor ne rang vendi e me tej nėpėrmjet bashkėpunimit rajonal dhe pan-evropian.
Vitin e kaluar Qeveria shqiptare miratoi Strategjinė e Kėrkimit Teknologjisė dhe Inovacionit (2009-2015) si dhe tė Planit tė Punės nė zbatim tė saj, e cila pėrmban objektiva ambicioze pėr fuqizimin e kėrkimit dhe teknologjisė pėrmes 5-fishimit tė investimit, jo vetėm nga buxheti por edhe nga sektori privat si dhe programet internacionale, si dhe njė sėrė politikash qė lidhen me zhvillimin e burimeve njėrėzore, reformat strukturore, modernizimin e infrastrukurės sė kėrkimit si dhe intensifikimin e bashkėpunimit internacional.
Nxitja e bashkėpunimit rajonal nėpėrmjet pjesėmarrjes aktive tė kėrkuesve Shqiptarė nė programe rajonale si SEE.ERA.NET.PLUS, dhe ĖBC-INCO.NET, ėshtė njė nga objektivat kryesore tė kėsaj strategjie. Nga ana tjetėr, hapi i hedhur me nėnshkrimin e memorandumit pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė si vend i asociuar nė Programin e 7-tė Kuadėr tė Kėrkimit shkencor dhe Zhvillimit Teknologjik (FP7), krijoi njė hapėsirė tjetėr pėr kėrkuesit Shqiptarė qė mund dhe duhet shfrytėzuar mė mirė pėr rritjen e bashkėpunimit pan-Evropian. Ngritja e strukturės sė AKTI-it do tė kontribuojė nė promovimin mė tė mirė tė programeve dhe rritjen e pjesėmarrjes sė kėrkuesve shqiptar nė to.
Nė kėtė kontekst, unė dėshiroj tė nėnvizoj domosdoshmėrinė e intesifikimit tė bashkėpunimit rajonal nė fushėn e kėrkimit shkencor.
Rajoni ynė ėshtė njė rajon jo i madh dhe problematika e kėrkimit shkencor ka ngjashmėri tė madhe, pėr tė mos thėnė qė shumė fusha kanė rėndėsi tė njėjtė, vecanėrisht, energji, mjedisi, resurset hidrike, etj.
Unė mendoj se bashkėpunimi rajonal mund tė intensifikohet pėrmes:
Pėrmes programeve tė pėrbashkėta tė doktoraturės. Njė model do tė ishte njė Program Nxitės i Kėrkimit shkencor rajonal nė kuadrin e studimeve doktorale, sic kryen ndėrmjet universiteteve tė vendeve europiane. Kjo nismė do tė rriste cilėsinė e kėrkimit shkencor dhe do tė lehtėsonte transferimin e dijes nė rajon.
Pėrvoja e suksesshme me programin TEMPUS ka krijuar njė traditė bashkėpunimi ndėrmjet shkencėtarėve tė rajonit dhe atyre tė universiteteve simotra nė BE. Pėr rajonin tonė ėshtė e rėndėsishme tė pėrfitojmė nga kjo pėrvojė duke ndėrtuar mbi tė projektet tona ndėrrajonale.
Bashkėpunimit rajonal do ti shėrbente edhe bashkėrendimi i pėrpjekjeve tė shkencėtarėve tanė nė aplikimin pėr projekte qe mbeshteten nga programet e ndryshme tė kėrkimit dhe zhvillimit si FP7.
Studjuesit e vendeve tona duhet tė nxiten tė ndėrmarrin nisma kėrkimore nėpėrmjet fondeve tė vecanta tė zhvillimit rajonal.
Sė fundi ne duhet tė konkretizojmė bashkėpunimet tona nė fushat kerkimore me interes tė pėrbashkėt, duke mos pėrjashtuar edhe bashkefinancimin;
Tė synojmė arritjen e marreveshjeve dhe MoU me objektiva mė konkrete ne fushen e kerkimit dhe zhvillimit.
Shpresoj qė edhe shkėmbimi i eksperiencave dhe diskutimet nė kėtė takim tė shėrbejnė si njė nxitje e mėtejshme nė rritjen e bashkėpunimit rajonal dhe atė pan-Evropian. Unė besoj se integrimi rajonal nėpėrpėrmjet programeve arsimore dhe marrėveshjeve ekonomiko-politike ėshtė njė hap i mėtejshėm drejt integrimit europian pėr tė gjitha vendet aspiruese.
|
|