Ministri i Arsimit, Z Myqerem Tafaj takon Komisionerin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Z. Philiph Alston.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z Myqerem Tafaj priti në MASH, Komisionerin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB- së, Z. Philiph Alston.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Ministri Tafaj foli mbi sistemin arsimor në Shqipëri dhe prioritetet e programit të qeverisë në fushën e arsimit.
Vëmendje e veçantë në takim iu kushtua aksesit në arsim të fëmijëve të grupeve të disfaforizuara dhe të familjeve në nevojë.
Ministri Tafaj e njohu Komisionerin Alston me masat e marra nga MASH dhe qeveria shqiptare për eleminimin e braktisjes së shkollës, planin e veprimit për “braktisjen zero” dhe projektet në bashkëpunim me të gjithë partnerët e huaj në këtë fushë.
|