Ministri Tafaj uron homologun kosovar Hoxhaj, për dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj, uron homologun kosovar me rastin e dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një mesazh urimi dërguar Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Z. Enver Hoxhaj, vlerësohet bashkëpunimi midis dy vendeve tona dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e arsimit dhe shkencës.
“Marrëdhëniet midis institucioneve tona, do të njohin rritje të mëtejshme dhe zgjerim të bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe shkencës, në dobi të reformimit të sistemeve tona arsimore dhe shkencore, dhe integrimit të shpejtë e të natyrshëm të të dy vendeve në rajon dhe Europë”, përfundon mesazhi i Ministrit Tafaj.
|