MASH publikon Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë.
Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon “Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2010 ”.
Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces.
Në Rregullore janë përfshirë udhëzimet e MASH, për procedurat e provimit të Maturës dhe përgatitjet e testeve nga AVA, si dhe aplikimet për këto provime. Gjithashtu në këtë Rregullore do të gjeni udhëzime që përcaktojnë përzgjedhjen e mjediseve të zhvillimit të provimeve të MSH, procedurat e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve dhe administrimit të provimeve, etj.
Të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë Rregulloren e Maturës Shtetërore 2010 ” në adresën elektronike http://www.mash.gov.al/Rregullore_MSH_2010.pdf
|
|