Ministri Tafaj, bashkëpunim në fushën e Arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor me Egjptin
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Tafaj, priti Sekretarin e Përgjithshëm të fondit Egjiptian për bashkëpunimin teknik, Ambasadorin Samah Mohamed Sotuhi, sëbashku me Ambasadoren e Egjiptit në Shqipëri, Znj Amina Imam Gomaa.
Ministri i uroi mirëseardhjen dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Republikën Arabe të Egjiptit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Fushat me interes bashkëpunimi për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, janë sidomos ato në bujqësi, bioteknologji dhe teknologjinë e informacionit, -theksoi z. Tafaj
Nga ana e tij Z. Sotuhi shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim dy palësh në këto fusha dhe vlerësoi se do të rritet numri i bursave që Republika Arabe e Egjiptit jep për studentët shqiptarë.
|