Tiranë, më 15 Dhjetor 2009

   

 

Ministri Tafaj, nderon me titullin Profesor katër akademikë të albanologjisë shqiptare.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj mori pjesë në ceremoninë e laurimit me titullit “Profesor” të katër akademikëve shqiptarë, Z. Enver Muhametaj, Z. Gëzim Hoxha, Z. Stefan Çapaliku dhe Z.  Luan Përzhita, të zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Ministri Tafaj e vlerësoi si të shkëlqyer kontributin e tyre në shkencat albanologjike dhe theksoi se: Ditët e profesorit janë ditët e prestigjit të një institucioni.

“QSA tashmë ka  hyrë në një fazë të re të veprimatrisë së saj. Me standartet e një universiteti kjo qendër do t’i ofrojë albanologëve shqiptarë një aspekt tjetër, atë të pregatitjes së akademikëve të rinj, duke hapur 6-7 degë të reja studimi Master dhe Doktoraturë”,- vijoi Tafaj.

Gjatë ceremonisë Ministri Tafaj u ndal edhe në bashkëpunimin me kolegët kosovarë në fushat e albanologjisë, duke theksuar se shumë shpejt do të rriten fondet në mënyrë që QSA në bashkëpunim me kolegët kosovarë të kryejnë studime të thelluara në këto fusha.

Në këtë ceremoni drejtori i  QSA-së, duke vlerësuar kontributin e Z. Tafaj në krijimin e kësaj qendre albanologjike, në shenjë mirënjohjeje i dhuroi Ministrit Tafaj, simbolin e QSA-së të krijuar enkas për të.