Tiranë, më 14 Janar 2010

       

 

Publikimi i dokumentit te Planit te Menaxhimit Mjedisor, pjese e Manuali Operacional te projektit “Cilesi dhe Barazi ne Arsim”.

Ne kuader te ristrukturimit te projektit “Cilesi dhe Barazi ne Arsim” Ministria e Arsimit dhe Shkences publikon Planin e pergjithshem te Menaxhimit Mjedisor (PMM), pjese e Manuali Operacional. Plani i përgjithshëm i Menaxhimit Mjedisor (PMM), si pjesë e Manualit Operacional, është përgatitur në mënyrë që të integrojë problemet mjedisore në hartimin dhe zbatimin e projektit. PMM mbështet: a) përfshirjen e procedurave të shqyrtimit mjedisor dhe dokumentet pasuese të due diligence mjedisore për vendet individuale të nën-projektit që kanë të bëjnë me të gjitha aktivitetet për rehabilitimin, zgjerimin dhe ndërtimin e shkollave të mbështetura nga Projekti; b) masat e zbutjes mjedisore specifike për sheshin dhe kërkesat e monitorimit të aktiviteteve që zakonisht lidhen me rehabilitimin e ndërtesave dhe ndërtimin; c) theksimi i përgjegjësisë për ndjekjen e PMM në ToR të personelit të MASH dhe zyrtarëve vendorë që punojnë për projektin; d) trajnimi i personelit të caktuar nga MASH të përfshirë në zbatimin e aktiviteteve të Projektit; e) udhëzimet dhe kërkesat për instalimin e pajisjeve të reja në ndërtesa që mund të kenë vlera historike apo Pronësi Kulturore dhe dispozitat e lidhura me “gjetjet e rastësishme”

Dokumenti i PMM do te gjendet i publikuar ne gjuhen angleze dhe shqipe ne faqen elektronike te MASH, www.mash.gov.al, nga data 14.01.2010 deri me date 29.01.2010. Kopje te printuara te dokumentit PMM do te gjeni prane zyres se Sektorit te Planifikimit dhe Monitorimit te Investimeve ne MASH.

Lutemi dergoni komentet apo sugjerimet tuaja me shkrim brenda dates 29 Janar 2010 ne adresen postare Ministria e Arsimit dhe Shkences, Drejtoria e Programeve te Zhvillimit, Sektori i Investimeve, Rruga e Durresit, Nr.23, AL-1001 Tirane, si dhe ne adresat elektronike smilo@mash.gov.al; askendo@mash.gov.al.
Persona pergjegjes ne Ministri do te pergjigjen me shkrim pyetjeve dhe komenteve tuaja.
Duke ju falenderuar dhe mirepritur komentet apo sugjerimet tuaja ju ftojme per te marre pjese ne diskutimin e dokumentit te Planit te Menaxhimit Mjedisor, pjese e Manuali Operacional te Projektit “Cilesi dhe Barazi ne Arsim”.