Tiranë, më 12 shkurt 2010

 

Ministri Tafaj jep çmimin “Shkolla Inovatore e vitit 2010”

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit “Shkolla Inovatore e vitit 2010”, në përfundim të projektit Future School (Shkolla e së Ardhmes) organizuar nga British Council Albania në bashkëpunim me Microsoft Partners in Learning dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në prani të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Z, Myqerem Tafaj, Ambasadores së Mbreterisë së Bashkuar në Tiranë, Znj Fiona McIlwham, Drejtorit të Microsoft Partners in Learning për Europen, Teo Milev dhe drejtores së British Council, Clare Sears u prezantuan projekt e 10 shkollave pjesëmarëse në konkurs dhe u ndanë çmime për shkollat më të mira. Çmimi i parë i shkoi shkollës “Ismail Qemali” Tiranë, çmimi i dytë shkollës “Sami Frashëri” Tiranë dhe çmimi i tretë shkollës “Raqi Qirinxhi” Korçë

Gjatë përshëndetjes së tij Ministri Tafaj theksoi se arritja e standardeve europiane në arsim është një shtysë konkrete për qeverinë shqiptare, që në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të ndikimit të saj në procesin e të mësuarit dhe të nxënit, të na çojë drejt objektivave të reja.

“Sot në shkolla tona janë të instaluara brenda këtyre 5 viteve rreth laboratore informatike, kompjutera të teknologjisë më të fundit, latop + videoprojektorë që shërbejnë për zhillimin e lëndëve jo informatike nëpërmjet metodave interaktive multimediale.  Tashmë në 2000 shkolla shqiptare të arsimit parauniversitar ka shërbim interneti. Afro 540 000 nxënës janë përdorues të tij. E gjithë kjo infrastrukturë elektronike në shërbim të arsimimit cilësor të të rinjve po shoqërohet me trajnime sistematike të mësuesve dhe specialistëve për të ndikuar në cilësinë e transmetimit të dijeve të kësaj fushe tek çdo nxënës”- tha Tafaj

Projekti Future School i inicuar në  nëntor 2009 u organizua në formën e një konkurimi mes shkollave të mesme më të mira në Shqipëri, ku përmes një sërë aktivitetesh si workshope, trajnime e takime, shkollat kanë përpunuar dhe paraqitur një propozim të tyre se si nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe të menduarit krijues mund të arrihen rezultate më të mira në mësimdhënie dhe të arrihet niveli europian i shkollimit.
Shkollat pjesëmarëse paraqitën vizionin e tyre mbi shkollën e së ardhmes, qoftë në aspektin e mësimdhënies me në qendër nxënsin apo në aspektin e menaxhimit të shkollës.

Projekti Future School (Shkolla e të Ardhmes) është një bashkëpunim midis British Council dhe Microsoft në 40 shkolla të Europës Juglindore, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Ky projekt u ka ofron mundësi mësuesve dhe studentëve për t’u angazhuar në këtë projekt shkollor, duke konkuruar brenda vendit me idetë dhe vizionin  e tyre mbi shkollën e së ardhmes.