Tiranë, më 10 Nentor 2009

 

DEKLARATË PËR SHTYP

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije të gjithë të interesuarit se do të shtohen kategoritë e studentëve dhe shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer që do të siguojnë mbështetje financiare nga Fondi i Ekselencës për vitin akademik  2009-2010.

Nga ky fond që ka një vlerë prej1 milionë $ do të përfitojnë :

  1. Studentët që kryejnë studimet e doktoraturës jashtë shtetit.
  1. Shkencëtarët e rinj, për studimet e postdoktoratës jashtë Republikës së Shqipërisë.
  1. Studentët fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare.
  1. Autorët e botimeve shkencore me nivel të lartë akademik.
  1. Për herë të parë këtë vit do të përfitojnë bursa të posaçme studentët që kryejnë studimet bachelor dhe master në një nga 15 universitetet më të mira të botës.
      6. Gjimnazistët e shkëlqyer nga trojet jashtë kufijve të vendit, të cilët fillojnë studimet në universitetet tona.

 

Aplikimet do të jenë individuale dhe do të dërgohen me postë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më datë 15 dhjetor 2009.

Informacione të detajuara mbi aplikimin dhe të gjitha proçeduart e përzgjedhjes së kandidatëve jepen në udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 2, datë 22.1.2009 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga fondi i ekselencës për studentët e shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer”, të cilin do ta gjeni në faqen e internetit të MASH.

 

                                                          ZYRA E SHTYPIT
                                                                             MASH