Pėrfundoi provimi i detyruar i lėndės Gjuhė shqipe pėr Provimet e Lirimit 2010.
Sot u zhvillua në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit Provimi i Lirimit për lëndën Gjuha Shqipe, testimi i parë ky për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në këtë sistem arsimor.
Provimi filloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua normalisht.
Në provim morën pjesë 55.508 nxënës në të gjithë vendin,të vendosur në 680 mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.
Testi përmbante 25 kërkesa nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim.
Pranë çdo Drejtorie Arsimore në vend është ngritur një komision vlerësimi me mësuesit më të mirë, të trajnuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) dhe Drejtoritë Arsimore.
Procesi i provimit të Gjuhës Shqipe u monitorua dhe do të vlerësohet nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në vend.
Nxënësit dhe të gjithë të interesuarit kanë mundësi të gjejnë përgjigjet në faqen e internetit të MASH-it me adresë
(www.mash.gov.al).
|